Mir Se Vini
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Astronomi - Humbet shiriti i planetit me te madh Jupiter

Shko poshtë

Astronomi - Humbet shiriti i planetit me te madh Jupiter Empty Astronomi - Humbet shiriti i planetit me te madh Jupiter

Mesazh  Admin Thu Jun 02, 2011 7:57 am

Planeti me i madh i sistemit tone diellor, Jupiteri, ka mahnitur atsronomet dhe studiuesit pasi me kalimin e kohes ka humbur nje shirit, karakteristike identifikuese e ketij planeti.
Jupiteri perbehej nga dy shirita te erreta me ngjyre kafe poshte dhe siper zones ekuatoriale, por tashme vetem shiriti verior eshte i dukshem.
Fotot jane marre ne daten 9 maj nga nje astronom amator, i cili i ka publikuar ne internet. Nderkohe, shkencetaret nuk dine te japin ende nje shpjegim pse ka ndodhur kjo. Nje prej hipotezave te hedhura nga NASA eshte ajo e mbivendosjes se shtresave te reve siper planetit.
Jupiteri ka nje diameter 143 mije km dhe eshte nje prej objekteve me ndricues ne qiellin qe ne shikojme. Pamjet e fundit te marra ne fund te vitit 2009, tregonin qarte shiritin kaf ne pjesen jugore.
Jupiteri eshte planeti i peste i sistemit tone diellor dhe nder te tjera edhe planeti me i madh. Masa e tij eshte 318 here ajo e Tokes dhe 2,5 here ajo te gjithe planeteve te tjere te Sistemit Diellor te marra se bashku. Volumi i tij eshte i permasava te tilla qe mund te mbaje 1300 here ate te Tokes. Forca e rendeses se Jupiterit do te bente qe nje njeri me peshe 70 kg ne Toke atje te peshonte 185 kg.
Eshte i njohur fakti qe forca terheqese e tij ndikon ne menyre te ndjeshme orbitat e planeteve me te afert. Jupiteri eshte objekti i katert me i shndritshem ne qiell, pas Diellit, Henes dhe Aferdites. Planeti eshte me nje dendesi mjaft te rralle dhe eshte i perbere per tre te katertat nga nje mase hidrogjeni ne gjendje te lengshme, i rrethuar nga nje atmosfere e shpeshte dhe e ngjeshur hidrogjeni, heliumi dhe metani. Ka shume mundesi qe thelbi, zemra e Jupiterit te kete nje mase shkembore qendrore.
Jupiteri eshte i mbuluar nga nje re kristalesh amoniaku te ngrire te perbere me fosfor, karbon. Rete jane te vendosura ne fasha horizontale te alternuar me ngjyra te ndryshme dhe zhvendosen ne drejtime te ndryshme njera nga tjetra. Ato shtyhen nga ererat e fuqishme qe arrijne shpejtesi deri ne 600 km ne ore. Ferkimi mes ketyre fashave prodhon disa vorbulla qe duken si njolla me forme ovale.

Me e madhja mes ketyre vorbullave eshte Njolla e Madhe e Kuqe. Behet fjale per nje uragan te stermadh ne atmosferen e Jupiterit, ajo ngjan me nje njolle elitike me ngjyre te kuqerremte e gjate 25 000 km dhe e gjere 12 000 km. Njolla e Madhe e Kuqe eshte e dukshme dhe njihet qe prej 300 vjetesh, moment kur u veshtrua edhe per here te pare Jupiteri.

Jupiteri kryen nje rrotullim te plote rreth Dielli cdo 12 vjet tokesor, ne nje distance prej 780 milion kilometrash nga ylli yne. Planeti rrotullohet rreth aksit te vet me nje shpejtesi marramendese, nje rrotullim i plote i Jupiterit zgjat 10 ore tokesore. Planeti ka gjithashtu nje fushe manjetike shume te forte, por me pole te kunderta me ate tokesor.

Astronomet kane zbuluar se Jupiteri cliron 2 here me shume energji nga cfare merr nga Dielli. Kjo do te thote se planeti ka ne brendesi nje burim energjie te madhe dhe te vazhdueshme, nderkohe Jupiteri po ngjeshet dale nga dale dhe me shume mundesi eshte ky shkaku i ketij burimi energjie. Mendohet se temperatura ne qender te Jupiterit eshte shume e larte, rreth 20 000 grade.
Jupiteri ka 16 satelite te njohur deri me sot, por mendohet se numri i tyre eshte edhe me i madh. Nder me te medhenjte jane Europa, Ganimede dhe Callisto, te cilet njohen qe prej vitit 1610, vit kur Galileo Galilei i vezhgoi per hete te pare me dylbi. Ky eshte edhe motivi pse ata njehen edhe me emrin Satelitet Galeilian.

Admin
Admin

Numri i postimeve : 15
Join date : 02/06/2011

https://forumshqiptar.forumsq.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi