Mir Se Vini
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Elenin, në tetor 2011 afrohet me Tokën kometa shkatërruese

Shko poshtë

Elenin, në tetor 2011 afrohet me Tokën kometa shkatërruese Empty Elenin, në tetor 2011 afrohet me Tokën kometa shkatërruese

Mesazh  Admin Thu Jun 02, 2011 7:56 am

Pas zërave parashikues se një tërmet shkatërrimtar do të godiste Romën më 12 maj 2011, zëra të tjera vijnë për një kometë shkatërruese që pritet të prekë tokën në tetor. Bëhet fjalë për kometën Elenin, zbuluar më 10 dhjetor 2010 nga astronomi rus Leonid Elenin, i cili i dha dhe emrin. Objekti qiellor ishte atëherë në një distancë prej 647 milion km nga Toka.
Që atëherë kometa ka udhëtuar 373 milion kilometra dhe distanca e saj nga Toka është reduktuar në 274 milion kilometra. Kometa është duke u afruar me shpejtësi në pjesën e brendshme të Sistemit Diellor dhe do të jetë e dukshme nga Toka në mesin e tetorit. Ky afrim pritet të sjellë efekte negative në Tokë dhe pasoja e parë do të jetë e njëjtë me atë të tërmetit shkatërrimtar në Japoni
E pazakontë është se rruga e Elenin është jonormale në krahasim me atë të kometave të tjera jashtë sistemit tonë diellor. C’ka u tha më sipër është interpretimi parashikues i Zecharia Sitchin i bazuar në një shkrim babilonas.
Pas këtij lajmi alarmues që po qarkullon në ueb vjen kundërpërgjigja e NASA: kometa Elenin do të arrijë pikën më të afërt me Tokën më 16 tetor, kur të jetë 35 milion kilometra.
“Nuk do të takohet asnjë trup që mund të prishë orbitën e as nuk do të ketë ndonjë ndikim në Tokë”, thotë Don Yeomans i Jet Propulsion Laboratory (Jpl) i Nasa, në përgjigje të hipotezave që qarkullojnë për kometën në fjalë.
“Ndikimi që mund të ketë në Tokë është shumë i vogël. Elenin nuk do të shkaktojë ndonjë shkatërrim në tokë. Në qoftë se ka një arsye për tu vëzhguar në qiell në 16 tetor, kjo është për shkak se këto kometa të vogla relativisht të reja vijnë për të vizituar këtë rajon të sistemit diellor për të bërë një vizitë të shkurtër dhe do të largohet përsëri e ne nuk do të dëgjojmë më për të për mijëra vjet”.
Objekte të tilla si Elenin janë monitoruar vazhdimisht nga programi ndërkombëtar Spaceguard Foundation.

Admin
Admin

Numri i postimeve : 15
Join date : 02/06/2011

https://forumshqiptar.forumsq.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi