Mir Se Vini
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vlera e Tokes ne euro: Krijohet formula llogaritese

Shko poshtë

Vlera e Tokes ne euro: Krijohet formula llogaritese Empty Vlera e Tokes ne euro: Krijohet formula llogaritese

Mesazh  Admin Thu Jun 02, 2011 7:54 am

Kjo formule llogaritese merr parasysh moshen dhe temperaturen mesatare te planetit dhe disa faktore te tjere te rendesishem qe mundesojne krijimin e jetes ne te.
Astrofizikanti Greg Laughin, ka gjetur formulen per te llogaritur vleren e planeteve. Sa kushton Toka? Sa duhet te paguaje nje “kompani” e huaj dhe e ardhur nga nje planet tjeter nese deshiron qe te bleje Token?
Pergjigjen e jep Greg Laughin, sipas te cilit cmimi nuk mund te jete me i ulet se tre milione miliarde euro. Ai thekson se pas perllogaritjeve te bera, Toka ka rezultuar si planeti me i shtrejnte. Nese do nxirret ne shitje Marsi, alieneve u duhet te paguajne 10.000 euro me pak, kurse per te blere Venusin nuk do u duhet te shpenzojne me shume se disa qindra euro.
Hulumtuesi, i cili punon ne Universitetin Santa Crus ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes, eshte marre edhe me llogaritjen e vleres se 1800 planeteve dhe yjeve te ndryshem, prej te cileve vetem 1230 jane zbuluar kohet e fundit nga teleskopi Nasa Kepler. Megjithate, cmmimi i tyre ka qene kryesisht i ulet si pasoje e pozicionit te tyre dhe pamundesise per krijimin e jetes ne to. Me i kushtueshmi nga planetet ekstrasolar eshte Teri 326-01, vlera e te cilit eshte 150.000 euro.
Astrofizikanti Laughin, rrefen se i ka ardhur kjo ide menjehere pas zbulimit te planetit Gliese 581 c, i cili ende sot mbahet si planeti me i ngjashem me Token. Ne rastin e Gliese 581 c, vlera perfundimtare ishte shume e vogel, vetem 100 euro. Edhe pse me parametra thuajse te ngjashem me ato te Tokes, ky planet nuk ka asnje te dhene per te kultivuar jeten ne te.
Por cfare vlere shkencore mund te kete nje formule e tille? Sipas krijuesit te saj, kjo formule do te jape kontributin e saj ne procesin e orientimit gjate kerkimit te ekzistences se jetes pertej Tokes dhe gjithashtu do te na ndergjegjesoje per te kuptuar dhe vleresuar me mire rendesine e planetit tone.

Admin
Admin

Numri i postimeve : 15
Join date : 02/06/2011

https://forumshqiptar.forumsq.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi